LAJMI I FUNDIT:

Ademi paralajmëron ndryshime të mëdha brenda Përfaqësueses së Kosovës

Ademi paralajmëron ndryshime të mëdha brenda Përfaqësueses së Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për zhvillimet e reja brenda Përfaqësueses së Kosovës e cila është në prag të dy sfidave të tjera të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ademi ka thënë se nuk ka pritje të mëdha sa i përket këtyre sfidave sepse situata në grup është deri diku e qartë, por që pret lojë ofensive dhe me synim për të fituar në çdo ndeshje.


“Në fakt ne gjithmonë, sepse edhe lojën e bëjmë ofensive, e dini që trajneri ynë është që bënë lojën ofensive dhe djemtë, presim, gjithmonë shkojmë për fitore. Tani, si i kemi mundësitë dhe sa është i përgatitur dhe me çfarë kundërshtari kemi punë dihet, është diçka tjetër. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe faktikisht pritshmëritë tona nuk janë as tani për kualifikim sepse nuk e dimë se si do të shkojë puna, por jemi faktikisht kemi ngecur me pikë me disa ekipe të tjera. Dihen favoritët e këtij grupi, Kampionati Botëror nuk është se të jep shumë favore.”, ka thënë Ademi.

Më tutje Ademi thotë se është shumë i kënaqur me atmosferën në skuadër dhe me ndryshimet dhe frymën e re që po ndërtohet brenda Përfaqësueses.

“Më shumë jam i kënaqur me atmosferën me formatin, me krijimin e ekipit, me një sistem ndoshta të ri të formatit të lojërave dhe disa të rinj që e kanë sjellë një frymë të re dhe mund të them që e kanë sjellë një format që po jep pak më shumë vullnet te të gjithë, jo vetëm për shkak të rezultatit por shkak të lojës. Tashmë është krijuar edhe një pjesë e lojës pak më ndryshe se sa kemi luajtur deri më tani. Kjo varet edhe prej pjesës taktike të trajnerit por edhe futbollistëve që i ke dhe mendoj që do ta bëjmë më të mirën dhe mendoj që do ta bëjmë më të mirën dhe besoj që do të jemi të pozicionuar aty ku edhe e meritojmë në këtë moment”, tha Ademi

I pari i FFK-së për KosovaPress bëri të ditur se ishte kërkesë e Federatës për trajnerin e kombëtares Bernard Challandes që të bëhet një ndryshim dhe një qasje e re në mentalitetin e skuadrës, derisa paralajmëroi shumë ndryshime para ndeshjeve të Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kombeve.

“Në fakt po. Kemi kërkuar që diçka të ndryshohet dhe diçka të përpunohet për faktin sepse disi e kemi vërejtur njëfarë neglizhence ose ndoshta një pa vullnetësi sepse duke pasur parasysh që i humbëm disa ndeshje me Spanjën dhe me Suedinë dhe deshëm ta kthejmë formën e vullnetit që nuk ka favorit dhe pavarësisht ku je për ekip kombëtar duhet të japësh 100 përqind në çdo ndeshje…sepse është reitingu i Kombëtares. Pra ne kemi kërkuar mentalitet të lojës sepse mentalitetin shqiptar e kemi jashtëzakonisht të mirë dhe të fortë…Tani jemi duke menduar për këto ndeshje por gjithsesi ne do të përgatitemi dhe do të ketë edhe më shumë organizim, edhe më shumë përgatitje edhe më shumë ndryshime në kampionatin e ardhshëm për evropianin apo Ligën e Kombeve”, bëri të ditur i pari i FFK-së.

Ademi gjithashtu foli edhe për ardhjen e re te Kosova, Toni Domgjonin për të cilin tha se do të jetë njëri prej lojtarëve kyç dhe shtoi gjithashtu se Federata është në kontakte të vazhdueshme edhe me Mërgim Berishën që ai t’i bashkohet ekipit në një të ardhme të afërt dhe jo vetëm ai.

“Toni Domgjoni është një prej ardhjeve për të cilën kemi diskutuar për kohë të gjatë. Ai e ka pranuar Kosovën, më vjen shumë mirë i dëshirojmë mirëseardhje. Është vlerë për Kosovën normalisht dhe sigurisht që do të jetë një prej lojtarëve kyç në këtë kohë. Edhe për Mërgim Berishën sigurisht që në biseda jemi në të gjitha drejtimet. Unë gjithmonë mbes me shpresë që ata e kanë vullnetin, secili futbollist shqiptar, secili kosovar që është jashtë diku që luan e kanë vullnetin e parë për Kosovën dhe sigurisht që një ditë jo të largët do t’i kemi në formacion futbollistët më të mirë shqiptar në të gjithë Evropën”, tha në fund Ademi.

Kosova luan sonte ndaj Suedisë dhe pastaj e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri” më 12 tetor.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori