LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi: Mbrojtja e titullit do të jetë vetëm fillimi, synoj shumë më lart

Robin Krasniqi: Mbrojtja e titullit do të jetë vetëm fillimi, synoj shumë më lart

Janë bërë pothuajse një vit që kur, Robin Krasniqi fitoi titullin e botës në boks. Tani të shtunën më 9 tetor, boksieri ynë do të ngjitet sërish në ring kundër Dominic Bösel, në ndeshjen e revanshit.

Krasniqi e rrëzoi Boselin në raundin e tretë në mënyrë spektakolare, duke ia marr titullin botëror në IBO.

Krasniqi thotë se të shtunën do të fitojë, por ky do të jetë vetëm fillimi i sukseseve më të mëdha.


“Edhe pse jam i lumtur me atë që kam arritur, ndjej se mund ta bëj historinë time edhe më të madhe”, deklaroi fillimisht ai.

Meç do të zhvillohet në Magdeburg, ndërsa vlen edhe për ranglistën për titullin e WBA.

Në kategorinë e Krasniqit titujt dominohen nga kampionët botërorë rusë Artur Beterbiev (IBF dhe WBC) dhe Dimitri Biwol (WBA).

“Unë dua t’i dëshmoj vetes se kam karakterin për të shkuar edhe një hap më lart. Te Artur Beterbiev dhe të tjerët – e shoh veten në një ligë me ta”, ka thënë Krasniqi.

Shqiptari ka 51 fitore (19 me nokaut) në 57 luftime profesionale. /Telegrafi/