LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim gjatë lutjeve të së premtes në një xhami të Afganistanit – raportohet për disa të vdekur

Shpërthim gjatë lutjeve të së premtes në një xhami të Afganistanit – raportohet për disa të vdekur

Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në qytetin verilindor të Afganistanit, Kunduz, gjatë lutjeve të së premtes, duke shkaktuar viktima të shumta, sipas talebanëve.

“Sot pasdite, një shpërthim ndodhi në një xhami të besimtarëve tanë shiitë… si rezultat i të cilët një numër i besimtarëve tanë vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në Twitter.

Si rrjedhojë e këtij shpërthimi thuhet se vdiqën disa persona, bazuar në raportimet e medieve lokale, përcjell Telegrafi.


Banorët në Kunduz, kryeqyteti i një krahine me të njëjtin emër, i thanë agjencisë së lajmeve AFP se shpërthimi goditi xhaminë gjatë lutjeve të së premtes.

Sipas disa raportimeve thuhet se të paktën 15 persona humbën jetën derisa 90 të tjerë pësuan lëndime. /Telegrafi/