Sela: Këta që nuk kanë fobi nga lartësia, do i thyejnë hundët shumë keq më 17 tetor
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Bogovina tha se ata si koalicion nuk mund të dalin para qytetarëve dhe t’i pyesin: A ju kemi gënjyer ndonjëherë?
“A i kemi mbajt premtimet të cilat i kemi dhënë? Këto duhet të jenë vlerat bazë e demokracive, dhe këto duhet të jenë vlerat bazë të garës në të cilën neve dalim dhe garojmë. Para një viti erdhëm dhe ju ofruam program dhe platformë. Sot pas një viti edhe pse në opozitë, ne vijmë me premtime të realizuara. Po, po, ky koalicion bashkë me deputetët që i ka, arriti që ta sjellë ligjin për shtetësi”, deklaroi Sela nga Bogovina.
Sela tha se është e rëndësishme është që kryetarët e komuna që janë nga radhët e opozitës raportojnë për punë që kanë bërë gjatë këtyre katër viteve.
Ziadin Sela, tha se partia në pushtet BDI, ka përvetuar gjithçka që ka mundur që nga prokuroria e deri tek shefat e policisë, ndërsa sipas tij, janë duke munduar të përvetësojnë edhe mundin dhe djersin e kryetarëve të komunës të udhëhequr nga kuadro të opozitës.
“E besa u munduan të përvetësojnë edhe ato punë të mira që ne me aq fuqi si opozitë që kemi i kemi bërë në kuvend. Por populli e shef, e shef se kush është në rrugën e drejtës dhe të mbarës dhe i shef se cilët janë manipulatorët dhe me truçe na tregojnë se cili do të jetë epilogu më 17 tetor. E pra këta që nuk kanë fobi nga lartësia, dhe që rrinë shumë lartë, me këtë prezencë sonte, unë po ju them që do i thyeni hundët keq më 17 tetor. E do i thyeni hundët keq për shkak se sa më lart të jesh rënia është më e vështirë. Jo vetëm në Bogovinë e Vrapçishtë e Gostivar, por t’i thyeni hundët keq nga Likova e deri në Strugë sepse kaq duron më ky popull”, tha Sela.
Sela tha se më 17 tetor, në ora 07:00 mëngjes kutitë e votimit janë bosh aq, sipas tij, është edhe pushteti i tyre: zero.
“Ju mbani mend ata që shantazhojnë dhe kërcënojnë. Këta që kanë hipur aq lartë, sa ju duket populli shumë i vogël. Të keni parasysh se ju keni mundësi t’i rrëzoni poshtë dhe të tregoni se kush është pushteti i vërtet, dhe kush është ai që ka të drejtën të kërcënoje. Ai është vetëm sovrani, populli, i cili më 17 tetor do ta rrethojë numrin gjashtë dhe do të veprojë shumë pastër”, deklaroi Sela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?