Artistja Adele ka thyer heshtjen e saj për divorcin nga Simon Konecki, duke kujtuar momentin prekës kur djali i tyre Angelo e pyeti atë: “A nuk e do ti më babanë tim?”.
Këngëtarja 33 vjeçare dhe shefi i disa organizatave humanitare, Simon, 47 vjeç, njoftuan se do të ndaheshin në prill të vitit 2019 dhe kështu Adele paraqiti kërkesën për divorc pesë muaj më vonë.
Ish-sh-çifti, të cilët ishin në lidhje për shtatë vjet dhe ishin të martuar për dy vite, janë bashkë-prindër të djalit të tyre tetëvjeçar, Angelo, shkruan DailyMail.
Duke folur për “American Vogue” në intervistën e saj të parë në pesë vjet, Adele tha se shpreson që albumi i saj i ri, në të cilin ajo këndon për divorcin e saj, do të ndihmojë Angelon që kurë të rritet edhe pak, ta kuptojë se çfarë ndodhi.
Ajo shpjegoi: “Ai ka aq shumë pyetje të thjeshta për mua sa nuk mund t’i përgjigjem, sepse nuk e di përgjigjen, si për shembull pyetja: ‘Pse nuk mund të jetojmë akoma së bashku?’”, ka thënë Adele.
“’Pse nuk e do më babanë tim?’, është pyetja tjetër, së cilës mu desh t’i përgjigjesha: ‘Unë e dua babanë tënd. Unë thjesht nuk jam e dashuruar’. Nuk mund t’i jap kuptim një fëmije nëntëvjeçar”, thotë Adele përgjatë intervistës.
Adele gjithashtu pranoi se kishte vështirësi të fliste me djalin e tyre për ndarjen e saj, duke i shkaktuar aq shumë ankth sa psikologia e saj sugjeroi që ajo të regjistronte veten duke folur me Angelon në mënyrë që të mbante mend atë që ai i kishte thënë.
Ajo i tha ‘British Vogue’: “Padyshim që Simon dhe unë kurrë nuk kemi luftuar për të apo diçka të tillë. Angelo është si: “Nuk e kuptoj”.
“As nuk e kuptoj vërtet. Ka rregulla që krijohen në shoqëri për atë që ndodh dhe nuk ndodh në martesë dhe pas martese, por unë jam një person shumë kompleks”, shtoi ajo.
Adele më tej gjatë intervistës thotë: “Kur isha 30 vjeçe, e gjithë jeta ime u prish dhe nuk kisha asnjë paralajmërim për këtë”.
Megjithatë duke këmbëngulur se nuk kishte raporte të këqija midis ish-çiftit, ajo shtoi: “Thjesht nuk ishte…thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja”.
“Unë nuk isha e mjerë, por do të isha e mjerë po të mos e vendosja veten të parën. Por, po, asgjë e keqe nuk ka ndodhur apo diçka e tillë”, tha këngëtarja e hitit “Hello”.
Pavarësisht ndarjes së tyre, Adele nuk është penduar, duke thënë se zgjodhi ‘personin e përsosur’ për të pasur një fëmijë.
Adele përfundoi zyrtarisht procedurën e divorcit të saj në mars të këtij viti pas raportimeve në media se ajo ishte e detyruar të përdorte ndërmjetësuesit për të ndarë pasurinë e saj prej 140 milionë funtesh (165 milionë euro) gjatë këtij procesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2024: Data, ora e deri te lista e të ftuarve
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya janë bashkëkryesuesit e Met Gala 2024
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'