LAJMI I FUNDIT:

CIA krijon grup të punës për Kinën

CIA krijon grup të punës për Kinën

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara njoftoi se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë i cili do të merret vetëm me Kinën.

Kjo masë vlerësohet të jetë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Pekinit, transmeton agjencia Associated Press.

CIA gjithashtu bëri të ditur se të rrisë angazhimet për të rekrutuar folës kinezë dhe për të krijuar një qendër misioni që do të fokusohet në teknologjitë në zhvillim dhe çështjet globale siç janë ndryshimet klimatike dhe shëndeti global.


Drejtori i CIA -s, William Burns, e quajti qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik në shekullin 21”.

“Gjatë historisë sonë, CIA ka marrë përgjegjësinë për të përmbushur çdo sfidë përpara. Tani jemi duke u përballur me provën tonë më të vështirë gjeopolitike në një epokë të re të rivalitetit dhe CIA do të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje”, tha Burns.

Administrata e presidentit, Joe Biden, e ka shpallur atë që ajo e sheh si agresion kinez në një sërë çështjesh përfshirë ato të sigurisë dhe ekonomike.

Kina paraqet një sfidë veçanërisht për komunitetin e inteligjencës amerikane. Ky vend po zhvillon me të shpejt teknologjinë që mundëson parandalimin e spiunimit. Pastaj, udhëheqja e Partisë Komuniste është kryesisht e izoluar.

Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin për dështimin e bashkëpunimin në përpjekjet për të kuptuar origjinën e COVID-19 dhe mbështetjen e hakerëve të cilët shënjestrojnë infrastrukturën thelbësore amerikane.

Kina ka mohuar akuzat.

Të dyja vendet janë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe fuqitë kryesore ushtarake dhe politike.

Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të mbajnë një takim virtual deri në fund të këtij viti. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori