LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshjen për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera

Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshjen për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Toni sot kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Në njoftimin e bërë nga MPB thuhet se, marrëveshja rregullon kushtet kornizë për bashkëpunim në parandalimin e fatkeqësive dhe gatishmërinë për ofrimin vullnetar të ndihmës reciproke në rast fatkeqësish në territorin e palës tjetër, dhe forma të tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë. Bashkëpunimi midis palëve do të ndjekë parimet e reciprocitetit dhe do të kryhet brenda kapaciteteve të palëve.


“Me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi mes dy vendeve do të zhvillohet në fusha të ndryshme. Përveç mbrojtjes nga fatkeqësitë dhe ndihmës për shpëtimin dhe lehtësimin e fatkeqësive, marrëveshja gjithashtu parashikon bashkëpunim në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe transferimin e ekspertizës për mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit. Të dy vendet gjithashtu do të bashkëpunojnë edhe në informimin e njëri -tjetrit në lidhje me rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre”, thuhet në njoftim.

Pas marrëveshjes, ministri Sveçla i shoqëruar nga zëvendësministri Gashani, ka zhvilluar një bisedë me ministrin Toni ku është diskutuar për rëndësinë e kësaj marrëveshje si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet dy shteteve.

Në fund, me ftesë të Toni, ministri Sveçla së bashku me zëvendësministrin Gashani morëm pjesë në ceremoninë e mbylljes së ushtrimit ndërkombëtar “Siquake 2021” që po zhvillohet në Lubjanë. Gjatë kësaj ceremonie, patën mundësinë të zhvillojmë bisedë edhe me Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori