LAJMI I FUNDIT:

MSH sot mbanë takim me komunat, diskutohen masat antiCOVID

MSH sot mbanë takim me komunat, diskutohen masat antiCOVID
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e komunave.

Siç merr vesh Telegrafi, temë e diskutimit do të jenë masat antiCOVID dhe takimi do të mbahet në ora 14:00.

Herën e fundit masat antiCOVID janë lehtësuar më 24 shtator, ndërkaq pritet që këto masa të ndryshojnë së shpejti. /Telegrafi/