LAJMI I FUNDIT:

Mjekja paralajmëron: Mos ia merrni telefonin e fëmijës, edhe nëse është shumë i vogël

Mjekja paralajmëron: Mos ia merrni telefonin e fëmijës, edhe nëse është shumë i vogël

Dr. Beverly Pell merret me edukimin e prindërve dhe fëmijëve për përdorimin e sigurt të teknologjisë

Ajo postoi një video në profilin e saj në Instagram dhe krijoi shumë interesim te prindërit.

Shumica e prindërve besojnë se një fëmijë duhet të marrë një telefon kur të fillojë shkollën, ndërsa disa përcaktojnë moshën e saktë në të cilën duhet të udhëzoheni, transmeton Telegrafi.


Secili prej tyre tregon arsyet e tyre, por mjekja paralajmëron për një gjë të rëndësishme – nëse ia keni dhënë tashmë fëmijës telefonin, dhe më pas keni ndryshuar mendje, assesi nuk duhet t’ia merrni atij.

“Në çfarë moshe ia keni dhënë fëmijës telefonin?

Në fakt, kjo nuk ka rëndësi, sepse nuk e keni problem t’ia merrni atij, nëse nuk doni që të sabotoni marrëdhënien tuaj”, ka thënë ajo, duke shpjeguar se arsyeja kryesore që fëmijët përdorin telefonin është se ata duan të kenë kontakt me shokët.

Pavarësisht nëse është një fëmijë i vogël apo një adoleshent, mjekja thotë se nëse ia merrni telefonin, fëmijët humbasin lidhjen e tyre me shoqërinë dhe shfaqin dhimbje emocionale. Ajo shtoi se, në këtë mënyrë, ju sabotoni marrëdhënien tuaj me fëmijën.

E gjithë kjo, natyrisht, nuk përjashton mundësinë që ju duhet të flisni me fëmijën për anët pozitive dhe negative të teknologjisë.

– Ju jeni prindi dhe vendimi juaj është i fundit, por e rëndësishme është se si flisni dhe pse e rishqyrtoni vendimin për t’i dhënë fëmijës telefonin”, ka thënë ajo.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori