LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se me Vuçiqin është biseduar për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave

Kurti thotë se me Vuçiqin është biseduar për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin Bërdo të Sllovenisë ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se është diskutuar për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave.

Në Twitter, Kurti ka shkruar se Kosova mbështet të gjitha marrëveshjet të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Vuçiq thotë se u takua me Kurtin: Do ta vazhdojmë dialogun, tema e parë do të jetë Asociacioni
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se u takua me Kurtin: Do ta vazhdojmë dialogun, tema e parë do të jetë Asociacioni

Ndërsa Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiq për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Deklarata e përbashkët e BE-Ballkani Perëndimor: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre
Lexo po ashtu Deklarata e përbashkët e BE-Ballkani Perëndimor: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre

Ndërkaq, udhëheqësit e BE-së, me pëlqimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, miratuan një Deklaratë në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pranë Kranj, duke riafirmuar angazhimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit dhe duke njoftuar intensifikimin e angazhimit të përbashkët për transformimin e përgjithshëm të Rajon.

Deklarata nuk përmend afate apo data në lidhje me vazhdimin e procesit të zgjerimit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori