LAJMI I FUNDIT:

Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për shkaktimin e aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku vdiqën pesë persona

Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për shkaktimin e aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku vdiqën pesë persona

I akuzuari Erton Musliu, është deklaruar i pafajshëm për aksidentin e qershorit të këtij viti në Koshare të Ferizajt, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Këtë deklarim i akuzuari Musliu e ka bërë të martën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shukri Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Shukri Jashari në këtë fazë të procedures, gjykatës i ka propozuar që të zbatohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurat penale, respektivisht masën e paraburgimit.


“Pas shqyrtimit të detajuar dhe mbarimit të hetimeve për rastin konkret, kemi vlerësuar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale nga pakujdesia, por kemi të bëjmë me veprën penale me dashje eventuale” ka thënë prokurori Jashari

I njëjti tha se konsideron që duke pasur parasysh peshën e kësaj vepre penale, po ashtu mënyrën e kryerjes së kësaj vepre dhe pasojat tejet të rënda që ka shkaktuar, ekziston rreziku se i njëjti mund të arratiset, duke penguar kështu zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës penale në këtë çështje.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Tomë Gashi, ka kundërshtuar propozimin e prokurorit, ndërsa lidhur me deklarimin e të akuzuarit rreth fajësisë tha se të njëjtit gjatë shqyrtimeve gjyqësore të radhës do t‘i jepet mundësia që prapë të deklarohet rreth fajësisë.

Gjyqtarja e çështjes, Kadrie Goga Lubishtani, njoftoi se lidhur me propozimin e prokurorit do të vendoset me aktvendim të veçantë, ndërsa seanca e radhës u shty për kohë të pacaktuar.

Ndryshe, aktakuza ndaj Erton Musliut është përpiluar më 29 shtator 2021.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, më 6 qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt, i pandehuri duke drejtuar automjetin të markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika”, me dashje eventuale shkel nenin 53, paragtafin 1, të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Aty thuhet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, si dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe kishte kaluar ne shiritin e majtë rrugor, me ç’rast më pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” në pjesën e përparme të anës së majtë, i cili automjet ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

Në aktin akuzues thuhet se në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë N.R., Xh.R., S.R. dhe i mituri Y.R., kurse I.R. ndërron jetë më pas në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu, thuhet se L.H. përson lëndime të rënda trupore, kurse Y.H. lëndime të lehta.

Me këtë, Erton Musliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej tre deri në dymbëdhjetë vjet.

Ndryshe, nga 6 qershori e deri më 25 shtator Musliu ka qëndruar në paraburgim, kurse nga 25 shtatori e deri më 25 tetor atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori