LAJMI I FUNDIT:

Big Brother VIP nis sonte – zbulohen disa detaje të reja pak orë para spektaklit

Big Brother VIP nis sonte – zbulohen disa detaje të reja pak orë para spektaklit
Foto: Instagram

Producentja e Big Brother VIP, Lori Hoxha, ka zbuluar së fundmi se do të jenë 14 personazhe të njohur përfshirë: artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë.

Blogerja e njohur theksoi se edhe motra e saj Sara Hoxha është pjesë e produksionit, e cila ka qenë në çdo hap të përgatitjeve të spektaklit.


Ajo më tej u shpreh se Big Brother Vip do të jetë deri në fund të janarit.

Lori Hoxha (Foto: YouTube)

“Këtë vit do të jetë 80% ndryshe nga vitet e tjera, pasi më parë kam qenë edhe e re. Më parë kam punuar shumë ngushtë me Ledionin, veç se kisha lidhje profesionale dhe familjare, ai më mbulonte. Tani dola nga zona e rehatisë. Kam mësuar shumë në Top. Kam qenë prezente për të dhënë copëzën time. Jam shumë e lumtur për Big Brother të hynte në jetën time. Të vetmit njeri që i kam hyrë në hak është Sara. Ajo thotë s’ka gjë se do të vijë momenti im. Kur nuk isha unë ishte ajo. Ajo është opinionistja ime e ëndrrave”, tha Lori.

Në lidhje me pyetjen se cili ishte emisioni i ëndrrave të saj, Lori tha se ajo do emisionet me njerëz.

Linda Halimi refuzoi ftesën për të qenë në Big Brother VIP: Ishte pa pagesë dhe s'mund ta lija fëmijën vetëm
Lexo po ashtu Linda Halimi refuzoi ftesën për të qenë në Big Brother VIP: Ishte pa pagesë dhe s'mund ta lija fëmijën vetëm

“Mua më pëlqejnë të gjitha emisionet që kanë të bëjnë me shumë njerëz. Ky zhaner më pëlqen. Unë rrezikoj shumë, por jo me Big Brother, jemi munduar t’i mbahemi formatit. Unë si shikuese do ta shoh sonte se kush më pëlqen dhe kush vlen si konkurrent”.

Lori Hoxha (Foto: YouTube)

Hoxha po ashtu ka dhënë disa këshilla për 14 VIP-at që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Do të ketë artistë, ish futbollistë, këngëtarë, balerinë, aktorë e do kemi edhe njerëz të tjerë që do të futen në ditët në vijim. Sa i përket dashurisë, do jetë pak më e vështirë që të ketë. E rëndësishme është të bëjnë një lojë të zgjuar të fitojë më i miri. Nëse ata janë të zgjuar e dimë që dashuria lufton fuqishëm”.


Kujtojmë që nikoqire e këtij spektakli është Arbana Osmani, ndërsa garojnë për 100 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori