LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Fushë Kosovës kërkojnë nga kryetari i ardhshëm që ta zgjidhë problemin me ujë të pijshëm

Qytetarët e Fushë Kosovës kërkojnë nga kryetari i ardhshëm që ta zgjidhë problemin me ujë të pijshëm

Qytetarët e komuniteteve në komunën e Fushë Kosovës përballen çdo ditë me vështirësi dhe probleme esenciale për jetën.

E në këto zgjedhje lokale kërkesa e tyre primare përveç të tjerave është rregullimi i problemit me telat e rrymës dhe mungesës së ujit të pijshëm, në lagjen e tyre.


Problem tjetër i identifikuar në këtë komunë është mungesa e çerdheve publike.

Sinan Bajrami

“Me dal me e shiku lagjen tonë atje, lagjen 29-she, telat e rrymës çdo ditë na kallin, vijnë policia e lajmërojnë KEDS-in, na e ndalin pastaj rrymën 3 deri në 4 orë pas dy dite prapë këputen… dojnë me na mbytë telat e rrymës, pastaj që 20 vjet lagja jonë nuk ka ujë të pijshëm”, tha Sinan Bajrami.

Problemi tjetër me të cilin përballen banorët e kësaj komune, është edhe mungesa e çerdheve publike dhe papunësia e të rinjve.

“Çerdhe nuk ka edhe na kemi fëmijë, e po ashtu unë i kam nëntë fëmijë edhe të gjithë kanë shkuar jashtë shtetit për shkak se këtu nuk ka punë, kemi mbetur vetë, fëmijët tonë kanë kryer shkolla dhe nuk kanë mundur me hy në punë”, tha Ramize Restelica.

Ramize Restelica

E problem me ujë të pijshëm nuk kanë vetëm komunitetet pakicë, edhe banorët shumicë të kësaj komune problem kyç e kanë çështjen e ndaljes së ujit.

“Mos me na e ndalë ujin sepse po e paguajmë shtrenjtë, edhe rrymën mos me na e ndalë”, tha Eshref Bajraktari./Telegrafi/

Eshref Bajraktari

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori