LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Për çdo kërkesë të qytetarëve do të jepet përgjigjet në afat prej 24 deri 72 orë

Arsovska: Për çdo kërkesë të qytetarëve do të jepet përgjigjet në afat prej 24 deri 72 orë

Administrata e qytetit do të jetë e hapur për qytetarët të cilët do të mund të kërkojnë shërbim nga qyteti edhe pas përfundimit të orarit të punës. Qyteti do të ketë për obligim që në afat prej 24 orëve të japë përgjigje për çdo kërkesë pavarësisht nëse është kompetent ose jo për zgjidhjen e problemit. Nëse nuk është përgjegjës, atëherë do të ketë obligim që të parashtrojë kërkesë në emër të qytetarët deri te institucioni kompetent dhe ta informojë se si është procedura e mëtutjeshme, theksoi në konferencën e sotme për media dhe ta informojë se si është procedura e mëtutjeshme, theksoi në konferencën e sotme për media kandidatja e pavarur për kryetare, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

Ajo shtoi se procedura për përgjigje është të ketë përgjigje përmes rrugës elektronike, thirrjes me telefon ose sms.

Arsovska paralajmëroi edhe digjitalizim të plotë të shërbimeve të qytetarëve të cilët do të kenë edhe mundësi direkte që të drejtohen te kryetari i komunës i cili duhet të ketë kohë për ta.


“Nuk do të ekzistojë derë e mbyllur për qytetarët. Administrata e paguar nga qytetarët duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Por administrata duhet të jetë edhe e motivuar që të punojë më mirë dhe më efikas. Për këtë do të vendoset parimi i pikëve pas projekteve të suksesshme dhe rasteve të përfunduara” theksoi Arsovska.

Veting për drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe udhëheqësve të shërbimeve pranë qytetit të Shkupit, është një nga angazhimet e Arsovskës në programin e saj për zgjidhje të shpejta dhe efikase të qytetit të Shkupit.

“Do të kërkojmë nga Komisioni për Antikorrupsion, të krijojmë program për zgjidhje sistemore për parandalimin e korrupsionit në të gjitha ndërmarrjet e qytetit, institucione dhe shkolla. Do të ekzistojë Avokati i Popullit për denoncimet për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve. Zgjidhje sistemore duhet të ketë”, porositi Arsovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori