LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person dhe konfiskon 11 kilogramë marihuanë në Prizren

Policia arreston një person dhe konfiskon 11 kilogramë marihuanë në Prizren

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, gjatë ditës së djeshme përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive të antidrogës në Gjakovë dhe në Prishtinë, NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga DRP në Prizren si dhe DKKO-së në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:


Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë

Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët

Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.

Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë

Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë

Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë

Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit Tupec afër lumit Drini i Bardhë.

Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore

Një (1) telefon mobil ‘samsung’

Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori