Kryeministri Zoran Zaev beson se porositë pozitive që vinë nga Sofja mund të jenë një mundësi e mirë për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në vend dhe zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj. Bullgaria, e cila prej muajsh drejtohet nga një qeveri teknike, do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 nëntor.
“Të gjithë e dimë se kur përfundojnë zgjedhjet, të gjithë politikanët edhe tek ne edhe në Bullgari janë më të logjikshëm, më të përgjegjshëm se sa para zgjedhjeve. Me përfundimin e zgjedhjeve tek ne dhe me përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, do të ketë një arsye për të pasur një mundësi të dytë. Arsyeja e dytë edhe më thelbësore është se në bisedime ecim në rrugë të mirë. Mirëkuptimi i ndërmjetëm është gjithmonë e më prezent në bisedime” – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Kryeministri teknik bullgar Stefan Janev në një intervistë për mediat bullgare një ditë më parë kishte deklaruar se pas zgjedhjeve në Bullgari, dialogu mes dy vendeve mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Ai ka shtuar se duhet të kërkohet marrëveshje në interes të të ardhmes së të dy vendeve dhe jo të mbetemi në të kaluarën.
Profesori Nenad Markoviq është skeptik për arritjen e shpejtë të një marrëveshje mes dy vendeve. Ai për Radion Evropa e Lirë thekson se e vetmja gjë që ndoshta mund të ndihmojë është presioni ndërkombëtar ndaj Sofjes.
“Sipas meje, vetë fakti që Bullgaria nuk mund të formojë qeveri është problemi i parë. Kurse problemi i dytë është që, edhe nëse arrin të formojë, ajo do të jetë qeveri ku marrëdhëniet do të jenë shumë të tendosura dhe nuk do të ketë shumë mundësi për të lëshuar pe ndaj Maqedonisë. Do të krijohet një atmosferë në të cilën negociatat do të shkojnë shumë vështirë. E vetmja gjë që mund të ndihmojë deri në një masa të caktuar dhe që nuk është një shkop magjik edhe pse ashtu e perceptojmë këtu, është presioni ndërkombëtar. Megjithatë, edhe presioni ndërkombëtar ka fuqinë e tij të kufizuar, edhe pse këtë ne e harrojmë shpesh” – tha Nenad Markoviq, profesor.
Sipas medias botërore “Financial times”, Sllovenia e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian i ka propozuar BE-së anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030. Propozimin e ka dorëzuar ditë më parë në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare por kjo gjë ka shkaktuar reagimin e disave prej tyre. Një pjesë e vendeve anëtare, sipas medias në fjalë, vlerësojnë se kjo gjë është shumë joreale, duke pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike të rajonit.
Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos