Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, deklaroi se, Serbia duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës po dëshmon se nuk është gati të dënojë përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se të dy shtetet duhet të kenë edhe një marrëveshje politike për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur. Sipas Kandiqit, Serbia duhet të kuptojë edhe faktin se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është në të mirë të serbëve të Kosovës.
Kandiq u shpreh se Serbia nuk është e gatshme të pranojë faktet që e akuzojnë rëndë atë për krimet e kryera në Kosovë, çka sipas saj, paraqet vështirësi edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së personave të pagjetur.
“Unë mendoj se Serbia, duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës, në fakt po tregon se nuk është e gatshme të pranojë të dënojë ata që janë përgjegjës për krime të mëdha, krime masive, krime të rënda të kryera në Kosovë. Serbia deri në viti 2011, do të thosha, ka ndjekur një rrugë të mirë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, një nga gjykimet më të mira ishte menjëherë pas shkarkimit të Millosheviqit, ky është gjykimi për krime kundër fëmijëve dhe grave në Podujevë, krime të kryera nga njësia policore e Akrepave, por Serbia sot është shumë nga ajo Serbia e pas tetorit. Sot, Serbia rrallë ngre aktakuza, nuk ka aktakuza të reja për krime në Kosovë, dhe nëse e vlerësojmë atë si një retorike politike për atë se çka ndodhur në të kaluarën, do të thosha se Serbia nuk është gati ti pranojë faktet që rënd e akuzojnë Serbinë për krimet në Kosovë, dhe kjo më duket se është një problem, por pa këtë, pa këtë lidhje me përgjegjësinë penale, është e vështirë të zgjidhet çështja e të zhdukurve”, thotë Kandiq.
Kandiq u shpreh se po të ketë ndjekje penale në të ardhmen në Serbi, shteti do të fokusohet në zhdukjen e serbëve dhe asnjëherë të shqiptarëve për kohën kur kontrollin në Kosovë e kishte policia serbe.
“Përveç kësaj, do të ishte e rëndësishme që zhdukja edhe në legjislacionet penale të definohet në mënyrë ndryshe, të jetë vepër penale, gjë që nuk është në radhë të parë në Serbi, por kam frikë se si ndjekjet në Serbi po zhvillohen që në të ardhmen do të përqendrohen në zhdukjen e serbëve dhe kurrsesi në zhdukjen e shqiptarëve në kohën kur kontrollin e plotë në Kosovë, në zona të caktuara e kishte ushtria e Jugosllavisë dhe pjesëtarët e policisë serbe”, shton ajo.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd përmend faktin që Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë nuk udhëhiqet nga një person i diskutueshëm, ndërsa thekson se ai në Serbi, Vejlko Odalloviq, po sfidohet me të drejtë nga institucionet e Kosovës dhe njerëzit në tjerë.
Ajo thotë se Kosova duhet të vazhdojë të bëjë presion duke kritikuar Serbinë për mbajtjen e Odalloviqit në krye të Komisionit për të pagjeturit.
Kandiq vlerëson se për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur duhet të ketë një marrëveshje politike dhe sipas saj, ata që kanë informacione për ngjarjet e ndodhura duhet t’i dorëzojnë ato.
“Mendoj se duhet të ketë një marrëveshje politike, për të zgjidhur çështjen e të zhdukurve, me të gjitha pasojat që do të ndodhin, dhe ato pasoja janë, në atë se për një numër relevantë të zhdukurve, duhet thënë se mbetjet mortore janë shkatërruar. Atje ku njerëzit qëndronin, kryesisht pleqtë nëpër shtëpi, në shtretër, pasi që formacionet serbe dëbuan të gjithë popullatën, dhe kur u kthyen, pas disa muajve, gjetën shtëpi të rrënuara, dikush gjeti disa eshtra nën rrënoja, por shumica prej tyre nuk u gjetën. Si do ta zgjidhnin arkivat këtë çështjen e të zhdukurve? Vetëm në mënyrën që komandat përgjegjëse, duhet të kenë disa informacione diku, të nxjerrin ato informacione, që në fakt të moshuarit ose i dogjën me shtëpitë e tyre, ose bënë diçka tjetër, siç ishte nxjerrja e pleqve nga shtëpitë e tyre, dhe çfarë ndodhi me ta. Prandaj unë besoj se të dhëna të tilla nuk gjinden, nuk ka arkiva të tillë në të cilët gjenden […] Por që këta njerëz kanë ekzistuar, dhe se këta njerëz pas kësaj nuk janë gjetur, por që kanë mbetur vetëm në shtëpitë e tyre, në zona ku formacione të caktuara kishin kontroll të plotë, dhe do të thotë të dhëna, fati do të sqarohet, nëse do të këtë një marrëveshje politike për t’i paraqitur ato të dhëna, që ato komanda, ato batalione dhe njësi duhet të paraqesin ato raporte. […]Por për këtë duhet të ekzistojë një klimë e veçantë politike, klima e cila do të synojë ndërprerjen përfundimtare të armiqësisë midis Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar familjet të varrosin mbetjet mortore, dhe nëse nuk ka mbetje të tilla, atëherë të merret në konsideratë ngritja e disa përmendoreve”, thotë Kandiq.
Përveç marrëveshjes politike, Kandiq vlerëson se duhet të ketë një komision profesional ndërkombëtar që do të kontribuonte në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.
“Pra, ka kategori të ndryshme të të zhdukurve dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që përveç marrëveshjes politike të ketë një komision profesional, unë mendoj se komisionet ekzistuese, as e Kosovës e as e Serbisë nuk munden, por duhet të ketë një komision ndërkombëtar në të cilët do të marrin pjesë përfaqësues të komisioneve kombëtare, të udhëhequr nga një ekspert ndërkombëtar me përvojë dhe njohuri, në lidhje me çështjen e personave të zhdukur”, thotë ajo.
Kandiq shton se duhet të bëhet mbledhja e të dhënave nëpër zona të caktuara që siç thotë ajo kanë qenë të kontrolluara nga formacionet ushtarake serbe, e të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Këto (të dhëna) është e mundur të mblidhen, nëse ka marrëveshje të sinqerta, të besueshme midis dy palëve që ata ta bëjnë, përndryshe, duke pasur përvojë me politikanët, veçanërisht në Serbi, edhe kur bëhet fjalë për të zhdukurit në luftërat e mëparshme të 1991, do të thosha se nuk ka politikanë që mbajnë fjalën ashtu siç e thonë, dhe këtu gjithherë mbizotërojnë interesa të ndryshme që më së paku kontribuojnë në zgjedhjen problemit të veçantë”, thotë Kandiq.
Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Kandiq thotë se përgatitja e Brukselit nuk duket mjaft e mirë.
“Personalisht, unë nuk shoh se si mund të përfundojë kjo me njohjen e Kosovës, ajo që është e qartë vetëm se nuk ka, si të them, ndonjë bisedë të fshehtë rreth përkufizimit të territoreve me marrëveshje speciale, por ne nuk e dimë se çfarë ka tjetër në rendin e ditës. Më duket se adresa e duhur është përmirësimin të them kornizës dhe për precizimin e temave. Përgatitja e Brukselit nuk duket mjaft mirë, mjaft konstruktive, dhe më duket se është pritur që Departamenti (amerikan) i Shtetit do të ishte më i përfshirë ose i dërguari i Departamentit të Shtetit, por tani për tani kjo nuk po shihet, ne shohim që situata është e pandryshuar, unë mendoj se është mirë që nuk ka më bisedime për shkëmbimin e territorit”, thotë ajo.
Aktivistja serbe kundërshton veprimet e Serbisë kundër njohjes së Kosovës nga vende të ndryshme të botës, për çka edhe ka ekzistuar një fushatë e egër nga ana e shtetit serb për të penguar Kosovën edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përpos fushatës kundër shtetësisë.
“Unë mendoj se Serbia duhet të vijë në atë pozitë por nuk e di se si, të kuptoj, të kuptoj sa e rëndësishme është që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, sepse është edhe në interes të serbëve në Kosovë, dhe kurrë nuk duhet të harrojmë se 100 mijë serbë jetojnë në Kosovë. Se ata duhet të integrohen politikisht dhe se do të jenë më të integruar politikisht, nëse Kosova është anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë arrihet në atë ashtu të them që është synimi, normalizimi, është që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, thotë Kandiq.
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ndër vite është vlerësuar për angazhimin e saj, madje në vitin 2018 u propozua për çmimin Nobel për Paqe./KP/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos