Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shtetin e Gjermanisë për Ditën e Bashkimit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët.
“Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Në shenjë urimi për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë
Populli mik gjerman sot shënon 31 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Lëvizja për bashkim filloi nga poshtë (nga një lëvizje masive qytetare). Parulla popullore “Ne jemi populli!” (gjerm. “Ëir sind das Volk!”), do të shndërrohej shpejt në thirrjen “Ne jemi një popull!” (gjerm. “Ëir sind ein Volk!”). Elita politike gjermane e kuptoi frymën e kohës. Ajo i dha rrugë legale shansit historik për ribashkim në paqe dhe liri, pa luftë dhe gjakderdhje. Programi 10-pikësh për bashkimin e dy Gjermanive i kancelarit Helmut Kohl, i paraqitur më 28 nëntor 1989 para Bundestagut, u realizua më 3 tetor 1990 në një atmosferë gëzimi e lotësh, feste e mirëkuptimi. Vendosja e procesit të bashkimit të Gjermanisë në kuadrin e parimit të vetëvendosjes dhe si vazhdim i Evropës së bashkuar paraqet artin e lartë të të kuptuarit të frymës integrative të kohës.
Më 3 tetor 1990 flamuri gjerman valoi i lirë në Sheshin e Republikës në Berlin. Aty valon dhe sot. Qytetarët gjermanë morën frymë të lirë, pa murin e Berlinit, pa kufirin dhe ideologjinë që i ndante. Rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët. Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë.
Në fakt bashkimi i Gjermanisë u realizua përmes përgjegjshmërisë së lartë politike të të gjithë pjesëmarrësve, si dhe vetëdijes e respektit për suksesin ekonomik dhe social të Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Ribashkimi erdhi edhe si rezultat i diplomacisë së shkëlqyeshme të Gjermanisë. Procesi negociues për bashkim mund të konsiderohet një nga veprat më mjeshtërore të diplomacisë së lartë në shekullin e 20-të.
Me këtë rast, Kancelares Angela Merkel, Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe gjithë popullit mik gjerman i urojmë Ditën e Bashkimit! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa