LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi me shpatë ‘katana’ e veshje ‘ninxha’ plagos dy pjesëtarë të njësisë speciale amerikane në bazën ajrore në Kaliforni

Sulmuesi me shpatë ‘katana’ e veshje ‘ninxha’ plagos dy pjesëtarë të njësisë speciale amerikane në bazën ajrore në Kaliforni

Një burrë me kostum të plotë “ninxha”dhe shpatë samurai ka kryer një sulm të pashpjeguar mesnatën e 18 shtatorit, ndaj trupave speciale amerikane në një bazë ajrore në veri të Los Angeles.

Sulmuesi plagosi një ushtarak me shpatën e tij stil “katana”, dhe qëlloi me një gur të madh një tjetër ushtarak, para se të largohej. Por më vonë burri u arrestua.

Sulmuesi i identifikuar tashmë si 35 vjeçari Gino Rivera, ishte shfaqur në ora 01.00 të mëngjesit në bazën ajrore Inyokern më shkretëtirën e Mojave, në Kaliforni, me veshje ninxha dhe me një shpatë të gjatë në dorë.


Zyra vendase e sherifit tha se kishin shkuar në vend ndodhje të thirrur për sulm me një armë vrasëse.

Kur oficerët erdhën në vendngjarje, Rivera kishte refuzuar të zbatonte komandat e tyre por “valëviste shpatën e tij kërcënueshëm në ajër”.

Autoritetet thanë se kishin përdorur ndaj tij  armë jo-fatale por nuk kishin pasur efekt.

“I dyshuari më pas u largua duke bërë të niste ndjekja e tij. Por pas goditjes me pistoletë elektrike i dyshuari lëshoi shpatën duke lejuar që oficerët ta arrestonin”.

Incidenti pazakontë u përmend në  buletinin zyrtar të Pentagonit.

Në raportimin për ngjarjen thuhej se “një rreshter i ushtrisë që po tymoste jashtë një hangari të bazës, kishte parë të afrohej personi me veshje ninxha dhe shpatë katana në dorë.”

Personi i veshur si ninxha raportohej se i kishte thënë: “A më njeh kush jam?”

Ushtaraku u përgjigj negativisht dhe në këtë moment personi e kishte sulmuar duke e goditur me shpatë në këmbë e gju. Rreshteri kishte nisur menjëherë të vraponte për t’i shpëtuar dhe hyri në një ndërtesë me zyra të aeroportit.

Bashkë me një kapiten ata mbyllën të gjitha dyert dhe telefonuan autoritetet policore.

Por sulmuesi “ninxha” u rikthye disa minuta më vonë duke lëshuar një copë të madhe asfalti mes një dritareje të ndërtesës, që preku kapitenin në kokë.

Për fat prej kohës së sulmit dy të plagosurit janë rikthyer në detyrë.

Rivera përballet tashmë me akuza tentativë vrasjeje, sulm me armë fatale, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestit. Motivet e akteve të tij mbeten ende një mister. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik

Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik

Evropa
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona

Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona

Azia
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Azia
Kalo në kategori