LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears dhe Sam Asghari duan të blejnë një shtëpi të re dhe të jetojnë së bashku, pasi të përfundojë beteja e saj e kujdestarisë me të atin

Britney Spears dhe Sam Asghari duan të blejnë një shtëpi të re dhe të jetojnë së bashku, pasi të përfundojë beteja e saj e kujdestarisë me të atin

Britney Spears po kërkon të ecë përpara në shumë mënyra të ndryshme.

Ylli i muzikës po dëshiron të largohet nga lugina dhe të blejë një shtëpi të re me të fejuarin e saj, Sam Asghari, pasi beteja e saj 13-vjeçare e kujdestarisë të ketë mbaruar, shkruan DailyMail.

Burimet i thane TMZ se Britney dhe Sam janë gati të fillojnë jetën e tyre të re së bashku, por ata duan ta bëjnë atë nën një çati të re dhe pa kufizime të urdhrit të saj të gjykatës.


Foto: Getty Images

Çifti dëshiron ta çojë lidhjen e tyre në nivelin tjetër, por do ta bëjë këtë vetëm pasi Britney të ketë kontrollin e plotë të financave të saj.

“Britney po kërkon të lëvizë nga lugina dhe të shkojë më pranë zonës së Hollywood/LA me Sam, por ata po i mbajnë opsionet e tyre të hapura aq sa saktësisht se ku dhe çfarë lloj prone duan të blejnë”, tha ky burim.

Foto: Britney Spears/Instagram

Burimet pranë Britney thanë se ka shumë kujtime të këqija në shtëpinë e saj, të cilën ajo e bleu në vitin 2012 dhe ndodhet në zonën e Liqenit Sherwood të Westlake Village.

Sam i propozoi Britney -t në fillim të këtij muaji me një unazë fejese prej 70,000 dollarësh të gdhendur me ‘luaneshë’ pas takimit për vite me radhë.

Kjo do të shënojë martesën e tretë të Britney, me yllin që së pari u martua me Jason Alexander në 2004 para se të martohej me Kevin Federline të njëjtin vit. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

Magazina
Kalo në kategori