LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të një familjeje, u lirua në arrest shtëpiak, protestohet në Shtime

Shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të një familjeje, u lirua në arrest shtëpiak, protestohet në Shtime

Në qytetin e Shtimes është mbajtur një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë në rastin ku nga një aksident humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramadani, në qershor të këtij viti.

Protesta u zhvillua pas kërkesës së prokurorit dhe aprovimit nga ana e gjykatës për lirimin në arrest shtëpiak të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbetën të vdekur fillimisht katër anëtarët, e më pas edhe anëtari i pestë i kësaj familje.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Ministre ku je”, “Po drejtësi, jo korrupsion”, e tjera pankarta.


Ndryshe, aksidenti tragjik kishte ndodhur më 6 qershor, në Koshare të Ferizajt. Në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona
Lexo po ashtu Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pesë persona të cilët ishin në automjetin VW Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar. I.R., 32-vjeçe.  /Telegrafi/