LAJMI I FUNDIT:

Gjykatat Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë me Memorandum Bashkëpunimi

Gjykatat Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë me Memorandum Bashkëpunimi

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja e Gjykatës, Gresa Caka – Nimani, po qëndron në vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Caka – Nimani dhe homologia e saj shqiptare, Vitore Tusha, nënshkruan të mërkurën në një ceremoni solemne Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të dy gjykatave për një periudhë të re pesëvjeçare, në fushat me interes të ndërsjellë.


Memorandumi i Bashkëpunimit, ndër të tjera, parasheh zhvillimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh me qëllim të përvetësimit të praktikave më të mira evropiane të së drejtës kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, forcimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe përmirësimin e komunikimit me publikun.

Me përkrahjen e fondacionit gjerman “Hans Siedel Stiftung”, në vazhdim të vizitës në Shqipëri, gjyqtarët e të dy gjykatave kushtetuese sot morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore – praktikat respektive sipas jurisprudencës kushtetuese”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori