LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Ka progres në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por negociatat vazhdojnë

SHBA: Ka progres në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por negociatat vazhdojnë

Pas paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se marrëveshja është afër me palën serbe, kanë ardhur reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.

Ishte zëdhënësi i BE-së Peter Stano që reagoi i pari duke thënë se negociatat janë duke vazhduar, dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Pas Stanos, ka ardhur edhe reagimi i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe.


Zëdhënësi i BE-së: Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri
Lexo po ashtu Zëdhënësi i BE-së: Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri

Ai përmes një njoftimi në Tëitter ka thënë se përparim ka por negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vazhdojnë.

“Pavarësisht raportimeve në media [për dakordim mes palëve], negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna nuk është përfunduar. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen seriozisht për një marrëveshje”, ka shkruar Nicholas J. Giacobbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori