LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i PDK-së: Nuk duhet të lejojmë rigrupimin e strukturave paralele në veri, çdo veprim ta dakordojmë me SHBA-të

Tahiri i PDK-së: Nuk duhet të lejojmë rigrupimin e  strukturave paralele në veri, çdo veprim ta dakordojmë me SHBA-të

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për situatën në veri të vendit pas vendosjes së masaës së reciprociteti për targa.

Tahiri shtoi se janë dakroduar për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje, por se ende nuk kanë vendosur për datën dhe kohën.

Ai theksoi se si PDK e përkrahin dhe e mbështesin vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës, duke shtuar gjithashtu se një proces të tillë ta bëjmë në dakordim me SHBA-të.


“Ne si PDK përkrahim dhe mbështesim vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës. Ne nuk duam të shkaktojmë paqartësi në opinion publik apo te ndërkombëtarët, i kemi dhënë mbështetje të plotë të këtij procesi, por është e rëndësishme që një proces të tillë ta dakordojmë çdo herë me aleatin tonë SHBA-të”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, më tej shtoi se nuk duhet të lejojmë që rigrupohen strukturat paralele në veri.

“Nuk duhet të lejojmë që të rigrupohen strukturat paralele, që të vendosen barrikadat, sot institucionet e Kosovës janë legjitime në atë pjesë dhe funksionojnë. Është e rëndësishme që të vazhdohet fuqizimi i rendit dhe ligjit në atë pjesë. Nuk duhet të lejohet kurrfarë riorganizimi paralel karshi institucioneve të Kosovës”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Kalo në kategori