Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët.
Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe do të përpiqen ta paraqesin Serbinë si palë e plagosur”, deklaroi Hehir për RTV Dukagjinin.
“Aftësia e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në këtë moment është e papërfillshme. Duke pasur në konsideratë se ata deri më tani kanë pasur mungesë të imagjinatës apo iniciativës, pres që ata të ftojnë palët që të sillen ën mënyrë paqësore dhe të negociojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hehir thotë se shkaktarë i situatës së tensionuar në veri është Aleksandar Vuçiq.
“Vuçiq bëri disa kërcënime boshe. Vendosi që disa avionë të vjetër të fluturojnë në afërsi të Kosovës dhe vendosi disa automjete të blinduara në afërsi të kufirit me Kosovën. Nuk ishte një shfaqje e fortë e forcës. Në fakt ai njohu realitetin dhe e di se juridiksioni i tij ndalet në kufi me Kosovën”, deklaroi tutje Hehir.
Profesori nga Britania thotë më tej se megjithatë dikush nga serbët lokal mund t’i merr seriozisht fjalët e Vuçiqit dhe të shkaktoj trazira në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian