LAJMI I FUNDIT:

Avioni në Rinas pëson defekt gjatë uljes dhe del nga pista, ishte nisur nga Zvicra

Avioni në Rinas pëson defekt gjatë uljes dhe del nga pista, ishte nisur nga Zvicra

Një incident është regjistruar në aeroportin e Rinasit pasditen e sotme.

Raportohet se një avion nga dalë nga pista, por nuk raportohet për të lënduar.

Sipas raportimeve të para shkak i incidentit ka qenë një defekt gjatë uljes, pasi avionit të vogël nuk i janë hapur gomat.


Mësohet se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe në të ndodheshin 4 persona, piloti dhe tre pasagjerë.

Menjëhëre u moren masa  dhe avioni u largua nga pista dhe për  pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit ka kryer veprimet e para hetimore dhe i ka bërë testin e alkoolit pilotit, ku ka rezultuar 0:00 mg/l.

Materialet do i kalojnë Prokurorise për vlerësim.