LAJMI I FUNDIT:

Njoftim me rëndësi nga KQZ-ja: Votuesit e sallës “1 Tetori” në Prishtinë do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit

Njoftim me rëndësi nga KQZ-ja: Votuesit e sallës “1 Tetori” në Prishtinë do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit
Foto: Arkiv

Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.

Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.

KQZ-ja ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës së KQZ-së nga ana e Universitetit të Prishtinës.


Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës.

Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet informimi i votuesve për këtë ndërrim të lokacionit të qendrës së votimit. /Telegrafi/