LAJMI I FUNDIT:

Reagon sërish BE-ja për situatën në veri: Kosova dhe Serbia të heqin policinë dhe barrikadat, provokimet janë të papranueshme

Reagon sërish BE-ja për situatën në veri: Kosova dhe Serbia të heqin policinë dhe barrikadat, provokimet janë të papranueshme
Foto: Arkiv

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar sërish për situatën në veri të Kosovës.

Borrell ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet duke “tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke hequr bllokadat rrugore” në veri të Kosovës.


“Çfarëdo provokimi tjetër i njëanshëm apo veprime të pakoordinuara janë të papranueshme. Bashkimi Evropian si lehtësuese e Dialogut, mbetet platforma e vetme për adresimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Borrell.

Ai më tej ka thënë se po vazhdon të ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës, dhe se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara.

“BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti këtë javë.

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis Palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat, dhe unë i nxis fuqimisht Kosovën dhe Serbinë që ta përdorin atë”, thuhet në deklaratën e Borrell.

Ai ka theksuar se presin që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të tyre.

“Kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, e cila është e nevojshme që të dy të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, ka deklaruar Borrell.

Borell ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes KFOR -it dhe EULEX -it.

“KFOR luan një rol kyç në mbështetjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Ndryshe situata në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdon të jetë e qetë ani pse Serbia sot sërish ka provokuar me fluturimin e dy avionëve në kufirin me Kosovën.

Që nga e hëna kur edhe është vendosur reciprociteti për targa, këto dy pika vazhdojnë të jenë të bllokuara për automjete, dhe qytetarët po detyrohen në këmbë të kalojnë kufirin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori