Talebanët thuhet se kanë varur në publik trupat e katër rrëmbyesve të dyshuar në qytetin perëndimor të Heratit në një paralajmërim të dukshëm.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo vjen një ditë pasi një zyrtar taleban paralajmëroi se do të rifillonin ndëshkimet ekstreme sikurse ekzekutime dhe amputimet.
Burrat u vranë në një përleshje me armë pasi dyshohet se kapën një biznesmen dhe djalin e tij, tha një zyrtar lokal.
Agjencisë së lajmeve AP iu është thënë se një trup ishte varur nga një vinç në qendër të qytetit.
Wazir Ahmad Seddiqi, një shitës lokal, i tha agjencisë se katër trupat u sollën në shesh, një u var atje dhe tre trupat e tjerë u zhvendosën në sheshe të tjera në qytet.
Zëvendësguvernatori për Heratin, Maulwai Shair Ahmad Emar, u citua nge mediet lokale të thoshte se luftëtarët talebanë kishin gjurmuar rrëmbyesit e dyshuar dhe i kishin vrarë të gjithë në një përplasje me armë zjarri.
“Ne i varëm trupat e tyre të vdekur në sheshet e Heratit për të qenë një paralajmërim për rrëmbyesit e tjerë”, u citua të ketë thënë zyrtari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame