LAJMI I FUNDIT:

Edhe pesë ditë regjistrim të popullsisë, janë regjistruar rreth 1.4 milionë persona

Edhe pesë ditë regjistrim të popullsisë, janë regjistruar rreth 1.4 milionë persona

Sipas të dhënave të fundit, deri dje në ora 12:00 janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435 ekonomi familjare dhe mbi 600 mijë banesa.

Mundësinë e vetregjistrimit nga jashtë e kanë përdorur gjithsej 195.477 mërgimtarë nga diaspora.

Enti Shtetëror për Statistika me qëllim që të regjistrohet secili, do t’u mundësojë qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre në mënyrë që ta kryejnë detyrimin ligjor.


Ndryshe, regjstrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator./Telegrafi/