LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Grupet e protestuesve në veri janë duke u koordinuar nga shërbimet sekrete ruse

Musliu: Grupet e protestuesve në veri janë duke u koordinuar nga shërbimet sekrete ruse

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Musliu në “Debat Plus” thotë se edhe ardhja e rusëve në Kosovë është pjesë e planit.

“Këto veprime kemi mundur t’i shohim edhe ne Maqedoni e Mal të Zi në të kaluarën”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se deklarata e Vuçiqit se gjoja “situata në Kosovë është shumë e rrezikshme”, ishte deklarata e parë e këtij plani propagandistik.

“Pas deklaratave të Vuçiqit, vjen propaganda ruse përmes portalit Kosovo Online, që është degë e Sputnikut. Kam një lutje për mediat kosovare që të mos citojnë këtë media pasi është pjesë e propagandës ruse”.

Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike
Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike

Musliu thotë se kamionët që kanë bllokuar rrugët janë të kriminelit Zvonko Veselinoviq.

Ai thotë se në veri është e qartë që janë të implikuar edhe shërbimet sekrete ruse.

“Dikiçi është në terren duke i koordinuar veprimet e këtyre njerëzve që janë në barrikada. Dikiçi ka qenë pjesë e xhandarmërisë, e xhandarmëria serbe është pjesa e më e ndikuar nga shërbimet sekrete ruse”.

I pyetur nëse janë të vërteta këto gjëra, Musliu thotë se po të ishte e kundërta nuk do të fliste publikisht.

“Nuk është asgjë më sekrete. Grupet e caktuara edhe në Mal të Zi dhe që kanë vepruar atje por edhe nga Serbia janë duke vepruar në Kosovë dhe janë duke u koordinuar nga Dikiç dhe shërbimet sekretë ruse e serbe”, deklaroi Musliu./Telegrafi/