LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që u përdhunua nga bashkëshorti i Nicki Minaj rrëfen për herë të parë ngjarjen: Jam lodhur nga frika

Gruaja që u përdhunua nga bashkëshorti i Nicki Minaj rrëfen për herë të parë ngjarjen: Jam lodhur nga frika

Jennifer Hough, gruaja që akuzoi burrin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, për përdhunim në 1994, foli kundër çiftit në një intervistë të re të mërkurën.

Hough ngriti një padi në gusht kundër Minaj dhe Petty, duke akuzuar çiftin për ‘kanosje të dëshmitarëve, shkaktim të shqetësimit emocional, sulm e ngacmim seksual’. Ajo pretendoi se Petty e ‘frikësoi’ dhe ‘ngacmoi’, gjersa tha se edhe artistja e bëri të njëjtën gjë. Minaj gjithashtu e ‘kërcënoi’ të tërhiqte kërkesën e saj legjitime se i pandehuri Petty e dhunoi atë.

Për intervistën e saj të parë televizive para kamerave, Hough dhe avokati i saj, Tyrone A. Blackburn, në The Real kujtuan në detaje atë që i ndodhi më 16 shtator 1994, kur Hough dhe Petty ishin të dy 16 vjeç që jetonin në Jamaica, Queens, në New York.


Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Getty Images)

Ajo u tha nikoqirëve në The Real se u ndesh me Pettyn gjatë rrugës për në shkollë, kur ai më vonë e kapi nga xhaketa, i vuri diçka pas shpine – e cila në atë kohë ajo mendonte se ishte një armë, por në paraqitjen e 13 gushtit, u sqarua se ishte një thikë – dhe e çoi në një shtëpi në qoshe dhe e përdhunoi.

“Jam lodhur nga frika”, tha Hough.

Burri i Nicki Minaj, Kenneth Petty mund të dënohet me dhjetë vjet burg
Lexo po ashtu Burri i Nicki Minaj, Kenneth Petty mund të dënohet me dhjetë vjet burg

Kenneth u arrestua atë ditë për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim.

Jennifer Hough (Foto: YouTube)

Sipas regjistrimit të 13 gushtit, “Paditësja [Hough] nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit [Minaj dhe Petty] dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ajo aktualisht po jeton e izoluar nga frika e hakmarrjes”.

43-vjeçari u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale dhe tani përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës.

Dënimi raportohet se do të vendoset më 24 janar 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania - Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania - Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

Magazina
Kalo në kategori