LAJMI I FUNDIT:

Nedved: Shqetësohem për pikët, jo për lojën që po zhvillon Juventusi

Nedved: Shqetësohem për pikët, jo për lojën që po zhvillon Juventusi

Pavel Nedved ka thënë se ai nuk është “i shqetësuar” nga paraqitjet e Juventusit, ku ka marr vetëm dy pikëve nga katër ndeshje.

Barazimi 1-1 me Milanin të dielën në Torino i la Bianconerët në tre vendet e fundit të Serie A.


“Unë jam i shqetësuar vetëm për pikët, por jo për paraqitjet, veçanërisht kundër Milanit”.

“Ne nuk ishim në gjendje ta mbanim atë intensitet dhe përqendrim për 90 minuta dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë”, ka thënë Nedved për DAZN.

Tutje Nedve u ndal te Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, duke thënë se italiani po punon shumë mirë, ndërsa argjentinasi është lider dhe se së shpejti do të ulen të bisedojnë për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/