LAJMI I FUNDIT:

SOWI Kosovo ndërton gjeneratorin me kapacitet 34.47MW, aplikon në ZRRE për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike

SOWI Kosovo ndërton gjeneratorin me kapacitet 34.47MW, aplikon në ZRRE për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike

Kompania SOWI Kosovo njofton se ka ndërtuar gjeneratorin “Wind Park Selac 1” për prodhim të energjisë elektrike nga era me kapacitet 34.47 Mega Watt në Selac të Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, kompania njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike në vend.


“Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike është në proces të vlerësimit final nga Zyra e Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.

Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Në fund, të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë ditë pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi.

Kundërshtimi apo ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, rruga “Dervish Rozhaja” numër 12, Prishtinë, apo në e-mail: hrexhaj@ero-ks.org dhe telefon: +38338247615/118.

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kalo në kategori