LAJMI I FUNDIT:

Facebook ka shpenzuar 13 miliardë dollarë për përmirësime të sigurisë që nga viti 2016

Facebook ka shpenzuar 13 miliardë dollarë për përmirësime të sigurisë që nga viti 2016

Facebook pretendon se që nga viti 2016 ka shpenzuar një shumë të madhe për përmirësimin e sigurisë së platformës.

Sipas Facebook, 13 miliardë dollarë janë shpenzuar për përmirësimin e sigurisë në pesë vitet e fundit, dhe deri në 40,000 njerëz i janë përkushtuar këtij sektori.

Me këto të dhëna, kompania zbuloi një pjesë të vogël të operacioneve të saj pas informacionit të publikuar nga The Wall Street Journal.


Facebook pretendon se gjithë historisë i mungon një “kontekst i rëndësishëm në lidhje me kompleksitetin e problemit” dhe për këtë arsye shifrat u botuan si një shembull se si Facebook dhe Instagram merren me vështirësitë.

“Në të kaluarën, ne nuk i adresuam sfidat e sigurisë kur ishim në procesin e zhvillimit. Por ne kemi ndryshuar rrënjësisht atë qasje, dhe sot ne kemi ekipe që fokusohen në mënyrë specifike në çështjet e sigurisë dhe janë pjesë e ekipeve të zhvillimit të produktit”, tha Facebook.

Gazeta deklaroi se ata dinin për probleme serioze në Facebook, të tilla si informacione të rreme për coronavirusin dhe efektin negativ emocional tek përdoruesit, por ata vendosën të shtyjnë zgjidhjen e tyre nga frika se do të dobësonte angazhimin e përdoruesve në platformat e tij.

Zyrtari i Facebook, Nick Clegg, akuzoi Journal gjatë fundjavës për “keqinterpretim të qëllimshëm të asaj që kompania po përpiqej të bënte”.

Nga Facebook kujtuan se hoqën 20 milionë informacione të rreme në lidhje me coronavirusin dhe vaksinimin, si dhe se bllokuan 3 milionë profile të rreme në gjysmën e parë të 2021.

Kompania ka katërfishuar numrin e punonjësve në sektor që nga viti 2017, kur punësoi 10.000 njerëz. Atëherë u premtua se numri do të ishte dy herë më i lartë pas një viti. Ky numër përfshin edhe bashkëpunëtorë të jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori