LAJMI I FUNDIT:

Kurti: I vetmi individ që ka interes për destabilizim është Vuçiqi, ne jemi të hapur për bisedime

Kurti: I vetmi individ që ka interes për destabilizim është Vuçiqi, ne jemi të hapur për bisedime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për vendimin e reciprocitetit me Serbinë për tagrat e automjeteve.

Kurti falënderoj MPB-në dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre gjatë këtyre ditëve.

Ai tha se vendim për targa është i drejtë dhe garanton të drejtat për lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, për fshirë edhe qytetarët serb


“Përgjigja pozitive gjatë këtyre ditëve e qytetarëve tanë dhe serbëve lokal, tregon më së miri gatishmërinë e tyre për të respektuar vendimin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se bllokimi i rrugëve në dy pikat kufitare po bëhet me kamionë që janë pronë e institucioneve komunale.

“Pengesat në rrugët që shpien në dy pikat kufitare janë duke u bërë me kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbënë shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibriti ti tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga, dhe qytetarët serb të largohen nga rruga meqë kështu kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”, u shpreh Kurti, shkruan Telegrafi.

Kurti shtoi se masat që kanë ndërmarrë janë për të gjithë pa diskriminuar asnjëri.

Ai theksoi se Kosova nuk ka interes për incidente e as eskalim të situatës, duke thënë se për këtë interes ka vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për incidente e eskalim nuk kanë interes as shteti i Kosovës e as qytetarët tonë, as serbët në Kosovës, nuk ka interes për destabilizim as Serbia. Duket që vetëm një individ  ka interes për incidente e eksese, e ai është presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se Kosova është për bisedime e dialog, dhe se këtë ia kanë konfirmuar edhe Brukselit.

“ Ne jemi për bisedime e dialog, këtë ja kemi konfirmuar edhe Brukselit. Oferta jonë publike është tejet praktike e gjeneroze e kjo është le ti heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e Kosova. Nuk është në interes të Serbisë të refuzoj dialogun e bisedimet siç po bënë tash. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet e bisedimet”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori