LAJMI I FUNDIT:

Gjen portofolin me para, vajza e mitur nga Gjilani së bashku me babain i dorëzojnë paratë në polici

Gjen portofolin me para, vajza e mitur nga Gjilani së bashku me babain i dorëzojnë paratë në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin policor në Gjilan, një vajzë e mitur së bashku me babain e saj kanë dorëzuar një shumë të parave të gjetura.

“Më datë me 21 shtator 2021, në stacionin policor në Gjilan, nga qytetari A. N. me banim në Gjilani janë raportuar dhe dorëzuar një shumën e parave të gjetura, pronë e qytetarit N. S. i cili këtë shumë të parave e kishte humbur të premten me 17.09.2021.


Paratë i kishte gjetur, vajza Agimit (e mitur) dhe pas verifikimit në prani të policisë, i janë kthyer pronarit që i kishte humbur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderon vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur. /Telegrafi/