LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish do të lansoj dy modele vegane të atleteve Air Jordan në bashkëpunim me Nike

Billie Eilish do të lansoj dy modele vegane të atleteve Air Jordan në bashkëpunim me Nike

Fansat e stilit unik të Billie Eilish së shpejti mund të kenë në dorë atlete të dizajnuara nga vetë këngëtarja.

Dje (e martë), ylli 19-vjeçar njoftoi për lansimin e ardhshëm të dy modeleve të atleteve Air Jordan në bashkëpunim me Nike, të dyja do të jenë 100 për qind vegane, si vetë Eilish, dhe të përbëra nga më shumë se 20 për qind materiale të riciklueshme.

Eilish i tha Nike se Air Jordan 15 ka qenë stili i saj i preferuar. “Kur i mora, i shikova sikur të kisha një milion dollarë para meje”, tha ajo.


Versioni i saj vjen në një ngjyrë monokromatike që i përshtatet estetikës së epokës së saj “Happier Than Ever”.

Këpucët përfshijnë logon e saj, të cilën e vizatoi kur ishte 14 vjeç; është paraqitur në shumicën e krijimeve të saj të kaluara.

Eilish është një përkrahëse e famshme e modës së qëndrueshme, kohët e fundit ka rënë dakord të veshë një fustan Oscar de la Renta në Met Gala 2021 me kusht që marka të ndalojë përdorimin e leshit në modelet e saj.

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2021
Lexo po ashtu Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2021

Këpucët e Eilish do të dalin së pari në shitje në store.billieeilish.com më 27 shtator dhe në Nike SNKRS më 30 shtator. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!

Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!

Në çift
Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale

Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Për ty që nuk të pëlqen roza, këtë ngjyrë të palltos së Kendall do ta duash në gardërobë

Për ty që nuk të pëlqen roza, këtë ngjyrë të palltos së Kendall do ta duash në gardërobë

Moda
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Kalo në kategori