LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën vagjinale

Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën vagjinale

Nëse keni probleme me aromë vagjinale, atëherë nuk jeni e vetmja.

Faktikisht ky është problem i zakonshëm me të cilin ballafaqohen shumë femra, transmeton Telegrafi.

Disa prej arsyeve që shpijnë në këtë problem janë:

– Rritja bakteriale
– Ndryshimet hormonale
– Sëmundjet e transmetueshme seksualisht
– Higjiena e dobët
– Infeksionet e ndryshme

Ju e dini se është për shkak të ndonjë infeksione sepse ka simptoma si acarimi, djegia, kruarja dhe skuqja në zonën vagjinale.

Sidoqoftë, pavarësisht arsyes, aroma e keqe vagjinale është ndonjëherë e turpshme. Megjithatë, ka disa ilaçe natyrale që mund t’i provoni në shtëpi për ta larguar këtë aromë të pakëndshme.

Jogurti
Aromën vagjinale mund ta trajtoni me jogurt, i cili është i pasur me bakter të mirë që quhet lactobacillus. Me këtë bakter e keni shumë më të lehtë t’i luftoni infeksionet. Mundohuni t’i hani dy gota jogurt në ditë.

Uthulla e mollës

Ky lloj i uthullës vjen me veti antiseptike dhe antibakteriale që mund të jenë efikase në largimin e aromës së pakëndshme vagjinale. Përdorimi i uthullës së mollës jo vetëm se ndihmon në largimin e aromës, por edhe e largon bakterin që e shkakton atë.

Uthulla e mollës është efikase edhe në rikthimin e aciditetit në florën vagjinale.

Mjafton ta pini një gotë ujë me një apo dy lugë gjelle uthull molle çdo ditë.

Gjithashtu mund t’i shtoni dy gota uthull molle në vaskën ku bëni dush dhe të zhyteni aty për 20 minuta.

Vaji i pemës së çajit
Ky ilaç është efikas për shkak të vetive antikërpudhore dhe antiseptike, të cilat e largojnë aromën e keqe aty poshtë. Thjesht shtoni tri pika të këtij vaji në një gotë ujë dhe aplikojeni përzierjen çdo ditë kur e pastroni zonën e prekur. /Telegrafi/