Bashkësia Fetare Islame konfirmon rikthimin e pronësisë së objektit të Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup në cilësinë e vakëfit. Procedura ka mbaruar që në muajin maj mbi bazën e procesit të denacionalizimit. Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili thotë se interes i institucionit që ai përfaqëson është që teatri të vazhdojë me punë aty. Por tani e tutje marrëveshja për shfrytëzimin e objektit duhet arritur mes Ministrisë së Kulturës dhe BFI-së, përkatësisht Myftinisë. Ismaili thotë se teatri nuk është i obliguar të largohet dhe nuk do të largohet. Marrëveshja ose largimi nga prona e BFI-së varet nga vullneti i ministrisë dhe teatrit.
“Ne nuk jemi të interesuar t’i largojmë menjëherë ata që kryejnë veprimtari aty, pa marrë parasysh se kush janë, por ajo veprimtari duhet të jetë brenda kornizave islame. Ne kemi interes që teatri të funksionojë aty, të paktën derisa ata të gjejnë një teatër që i plotëson standardet. Ne duam të japim kontributin tonë sepse si BFI gjithmonë kemi dhënë kontributin tonë në sferën e kulturës dhe arsimit dhe në veçanti në këtë rast po tregojmë vullnetin e mirë se jemi për kulturë, për teatër dhe jemi për aktivitete të fëmijëve dhe të rinjve”, tha Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.
Ismaili shtonë se nuk është çështje e tyre nëse Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska ka njoftuar drejtoreshën e teatrit Dijana Toska për kthimin e objektit në pronësi të BFI-së ose jo. Dikasteri i Kulturës është njoftuar hollësisht për qëndrimet e myftinisë.
“Ministria e Kulturës ka njoftuar ose jo teatrin ne nuk e dimë. Ne kemi pasur takim në rijaset ku kemi biseduar gjerë e gjatë për mënyrën e bashkëpunimit”, theksoi Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.
Kërkuam qëndrim nga Ministria e Kulturës për të mësuar nëse dhe kur është njoftuar Teatri për vendimin e BFI-së, por nga atje thonë se nuk kanë shkresë përmes së cilës kanë njoftuar Teatrin për kthimin e objektit në pronë të BFI-së. Ditë më parë drejtoresha e teatrit na tha përmes telefonit se për një vendim të tillë nuk është e njoftuar. Ndërkohë nga BDI thonë se të gjitha palët e përfshira në këtë kontest duhet gjejnë zgjidhje të përbashkët që të mos pengohet puna e teatrit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker