LAJMI I FUNDIT:

Aurela dhe Stine paralajmërojnë bashkëpunimin e ri muzikor

Aurela dhe Stine paralajmërojnë bashkëpunimin e ri muzikor
Foto" Aurela Gaçe/Instagram

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dy artistët e njohur nga Shqipëria një gjë të tillë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa kanë zbuluar se kënga do të jetë një kujtim për këngëtarin Flori, i cili ndërroi jetë vite më parë.


Në një fotografi të publikuar në Instagram shihen Aurela dhe Stine së bashku, teksa prapa është i vendosur në led emri i Florit.

Aurela po ashtu zbuloi se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri, ndërsa Stine tha se ky projekt do të jetë i stilit të viteve të ’90-ta.

“Po vjen…S.F.L, Stine Flori Lela. Kënga e re së shpejti. Një nga këngët e shumta që po punoj në albumin e ri”, ka shkruar Aurela sipër imazhit.

Se çfarë kanë përgatitur dyshja e njohur mbetet të shihet.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Stine erdhi me një bashkëpunim me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, teksa Aurela publikoj këngën “Çupa nga Vlora” vetëm pak muajin korrik. /Telegrafi/