LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Gazi rus s’do të hyjë në Kosovë edhe një mijë vjet, këtë le ta di edhe Albini

Haradinaj: Gazi rus s’do të hyjë në Kosovë edhe një mijë vjet, këtë le ta di edhe Albini
Foto: Arkiv

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se po bën gabim të madh me çështjen e gazit.

Haradinaj tutje u shpreh se Kurti është ai që po shfaqet më komod me europianët të cilët se kanë njohur Kosovën shtet, se sa me amerikanët.

“Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës”.


“Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe 1 mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini [Kurti] edhe gjithkush”.

“Ka me hy gazi amerikan, ky [Albin Kurti] mund t’ia vonojë edhe naj ditë por është duke bë gabim të madh, është duke çu sinjale të gabuara”.

“Ne të gjithë kemi dilema se si është financuar një subjekt politik gjatë kohës sa ka qenë në opozitë”.

“Shiheni [Albin Kurti] sa komod është me europianët që s’e kanë njohur Kosovën në dialog, e si iu ikë amerikanëve”.

“Ka të bëjë pak me mentalitet të majtë, ose logjika të majta”, u shpreh Haradinaj, njofton KlanKosova.

“Nëse Amerika ka vendos që të jetë prezent si lojtar me gaz në gadishullin tonë, pra të ka ndryshu jeta. Kjo qeveri me thanë se po kursejë pare dhe ka të bëjë me kosto, është krejtësisht mashtrim”.

Haradinaj mes tjerash theksoi se në këtë kohë kryeministri është duke gabuar duke humbur kohë derisa vonon afatet kohore për implementim të këtij projekti, njofton Klankosova.tv.

“Edhe sot i bëra pyetje kryeministrit në Parlament por e kurseva pas ngjarjeve në Veri”.

“Është bërë dy herë fizibilitet dhe janë mat efektet e këtij projekti në jetën tonë dhe ky projekt është profitabil për Kosovën e që vijnë 200 milionë euro falë e që mund të ketë edhe grande tjera”.

“Ne mund të gazifikojmë Kosovën e mos të varemi vetëm nga rryma. Ky nuk është një projekt që nuk i kushton asgjë Kosovës me këtë si të zgjohemi nga gjumi mund të fitojmë para”.

“Qeveria e Kosovës mundohet të ruaj para por kjo nuk kushton po vjen pa pare. Logjikë krejtësisht e gabuar. Kurti po i vonon afatet kohore për implementim”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori