LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar për aksionin në lidhje me targat

Sveçla: Ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar për aksionin në lidhje me targat
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është marrë vendimi që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Në vendim thuhet se, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve.


Sveçla në një konferencë për media ka thënë se për çdo veprim të policisë njoftohen edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar. Mos të harrojmë se edhe zëvendëskryeministri Bislimi me 9 shtator në konferencë për media ka paralajmëruar këtë veprim dhe tashmë është e ditur se me 15 shtator marrëveshja ka skaduar”, deklaroi Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme ka folur edhe për barrikadat që kanë vendosur qytetarët serb të Kosovës në pjesën veriore të vendit.

“Iu bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos bllokojnë rrugët. Qarkullimi është e drejt e çdo qytetari dhe ata mund të dëmtojnë vetën dhe bashkëvendësit e tyre me këtë bllokim të rrugëve”.

Sveçla thotë se do të ketë mekanizma të rinj për të kompensuar financiarisht qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori