LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla merr pjesë në përurimin e qendrës Illyria të komunitetit shqiptar në New York

Gërvalla merr pjesë në përurimin e qendrës Illyria të komunitetit shqiptar në New York

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), mori pjesë të dielën në ceremoninë e hapjes së qendrës “The Illyria Community and Wellness Center” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronks të Nju Jorkut, e organizuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut. Prerja e shiritit u bë së bashku me Gjonaj dhe me Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senatin Amerikan.

Gjatë fjalës së tij, zSchumer vuri në pah rëndësinë e komunitetit shqiptar në Amerikë.


“Gjatë një bisede të shkurtër ministrja Gërvalla falënderoi  Schumer për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm të Senatit Amerikan për Kosovën, dhe i përcolli mesazhin që qeveria e re e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, por me Senatin në veçanti. Ajo e falënderoi z. Schumer edhe për mbështjetjen që ai personalisht i ka dhënë komunitetit shqiptar në New York dhe e ftoi për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.

Gjatë manifestimit solemn të mbajtur më pas, dhe në të cilin merrnin pjesë kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëudhëheqës i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit; Vedat Gashi, ligjvënës i Këshillit Bashkiak në Uestsçester; dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar në New York, ministrja Gërvalla ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i përgëzuar për investimin dhe krijimin e mundësive të reja për mërgatën në ShBA, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për të marrë pjesë në një sërë programesh rekreative, si dhe për tu takuar mes vete, e për të forcuar bashkëpunimin.

“Ne si Qeveri e re e Republikës së Kosovës po angazhohemi shumë që të krijojmë klimën e përshtatshme për të gjithë investitorët që duan të vijnë dhe të hapin bizneset e tyre. Andaj jam shumë e kënaqur që sot personalisht mund të ju ftoj të konsideroni Kosovën si destinacion për investimet tuaja në të ardhmen”, theksoi ajo, duke i njoftuar se sundimi i rendit dhe ligjit është prioritet i qeverisë së tanishme si një prej faktorëve vendimtar për të krijuar një ambient të përshtatshëm në këtë drejtim.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin esencial të mërgatës në ShBA për të ndihmuar Kosovën në periudhat më vendimtare.

Duke qenë pjesë e mërgatës për shumë vite, Gërvalla theksoi ndër të tjera se e dinë shumë mirë rëndësinë e transmetimit të elementeve kulturore e posaçërisht gjuhën amtare tek brezat e rinj.

“Është letërsia jonë, muzika, historia e lashtë, gjithashtu mirësia, mikpritja jonë dhe qasja shumë njerëzore ndaj njëri- tjetrit, po edhe ndaj të huajve, që na bën më të veçantë midis kombeve të ndryshme në rajon dhe në mbarë botën”.

Gjithashtu, Gërvalla ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në proces të hartimit të një strategjie për diasporën, e cila do të institucionalizoj relacionet mes bashkëatdhetarëve dhe shtetit të Kosovës. Përmes saj, tha ajo, do të arrihet që të krijohet një bashkëpunim më i strukturuar dhe më i fortë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori