Ministri i Shëndetësisë, Abren Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pasur përplasje me deputetët e opozitës, Bekim Haxhiun nga PDK dhe Armend Zemajn nga LDK, lidhur me menaxhimin e pandemisë.
Vitia ka thënë se procesi i vaksinimit në Kosovë po shkon mirë.
“Kemi filluar të fundit për arsyet që i dimë, por tani procesi i vaksinimit i ka tejkaluar vendet e rajonit sa i përket numrit të dozave vaksinave të administruara dhe përqindjes së popullatës të vaksinuar. Dera është e hapur në MSH, sepse kjo është luftë e përbashkët e sidomos në raport me variantin Delta. Ndryshe nga Qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti e ka vënë vetën të aftë për të vënë nën kontroll variantet e COVID-19. Qeveria paraprake nuk është treguar e aftë në këtë menaxhim, për shkak të masave të tyre joefikase. Nuk ka arritur asnjëherë të ulë rastet kaq shpejt”, deklaroi Vitia.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet për të diskutuar mbrojtjen e qytetarëve, apo për vaksinimin.
“Me ministrin e shëndetësisë nuk do të flas për pandeminë më. Kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet që të diskutoj për këtë çështje. Do të doja ta diskutoja këtë problem me një ministër kredibil, që vërejtjet e deputetëve i merr seriozisht me kohë, e jo kur ai vet dështon dhe i hedh në bërllog 133 mijë doza të vaksinave e pastaj del edhe i akuzon deputetët për një të vërtetë që i kanë thanë se ka pranuar vaksina në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haxhiu.
Pas kësaj, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se ministri Vitia e po e demantin vetveten, por ndër vetëdije e tregon të vërtetën.
“Aq lehtë dhe me shumë relaks thotë që u mund pandemia, aq lehtë ec mbi viktima. Kjo është e papërgjegjshme, kjo është frikësuese për këtë njeri. Kjo është tepër e frikshme. 45 ditë, 624 qytetarë kanë vdekur para syve. Dhe del thu për 45 ditë e kemi vënë nën kontroll variantin Delta. Kjo është e frikshme. 4 muaj që ka ardhur varianti Delta në Kosovë. Ndërpre këtë logjikë. Me masat që i ke marrë në korrik, i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, deklaroi Zemaj.
Ndërkohë, Vitia i është përgjigjur dy deputetëve, duke thënë: “Një prej arsyeve që deshta të përgjigjem për ju Zemaj është për shkak të njohurive elementare që keni në fushë dhe je njohur me situatën. Pse nuk kemi pasur vaksina deri në kohën tuaj? Krejt ajo çka thatë është dezinformatë. Ju as nuk keni bërë thirrje për vaksinim, lërë që s’keni siguruar vaksina. Edhe Haxhiu po shpif, sepse unë i kam marrë me seriozitet vërejtjet e deputetëve. Mos iu besoni doktorëve… disa doktorëve”, u shpreh Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'