LAJMI I FUNDIT:

Si 20-vjeçare bleu shtëpi, britanikja nervozon të gjithë me komentet e saj – e quajnë të pasjellshme dhe pa fije ndjenje

Si 20-vjeçare bleu shtëpi, britanikja nervozon të gjithë me komentet e saj – e quajnë të pasjellshme dhe pa fije ndjenje

Këshilltarja e hipotekave nga Britania e Madhe, 25-vjeçarja Eva Brzeska, ka blerë shtëpinë e saj kur ishte vetëm 20-vjeçare dhe siç thotë pa asnjë ndihmë financiare nga jashtë.

Eva në videot e saj ka numëruar disa masa të shtetit të saj, me të cilat është më lehtë të arrihet deri të pronat e paluajtshme, transmeton Telegrafi.

Për këtë ajo beson që personat që nuk kanë pronat e tyre vuajnë nga “mentaliteti i viktimës”.


E këto fjalë të saj kanë nervozuar shumë njerëz, të cilët e vërshuan me komente duke e cilësuar si të pasjellshme dhe pa asnjë fije ndjenje.

Megjithatë, kjo vajza thotë që njerëzit nuk duhet të presin që autoritetet e vendit t’ju mundësojnë të gjitha, pasi që gjithçka çfarë duhet është të kursejnë dhe kështu të arrijnë deri të prona e tyre e parë e paluajtshme.

“Ekzistojnë masa për të gjithë, por njerëzit duhet ta kuptojnë që edhe ata duhet të mundohen. Shumë argumente të mia i komentojnë ata me mentalitet të viktimave. Për personat që tashmë posedojnë prona, gjitha të mira që kanë arritur ta bëjnë dhe t’i tregojnë të tjerëve që nuk është e pamundur”, thotë Ema.

“E kuptoj që njerëzit jetojnë në kushte të ndryshme, por gjithmonë ekziston mënyra të gjendeni. Nëse vërtetë dëshironi të blini shtëpi, e shpenzoni 800 funte në qira, gjeni një cimer me të cilin do t’i ndanit shpenzimet. E di që nuk është metodë ideale, por nganjëherë duhet të sakrifikoheni për një jetë më stabile në të ardhmen. Nganjëherë mendoj se njerëzit më me dëshirë ankohen sesa që ndërmarrin diçka për të arritur qëllimet e tyre”, ka shtuar ajo.

Krenare me pronën, kjo vajzë në një video thotë se filloi të punojë si 16-vjeçare në një kafiteri si kamariere – duke arritur të kursej mjaftueshëm për shtëpi. Fitonte pak, por kurseu 10.000 funte.

E komentet e saj nervozuan shumë njerëz, që edhe i janë përgjigjur me komente të shumta.

“Nuk e din ti si jetojmë ne”, ka shkruar një përdorues i TikTokut. /Telegrafi/

@ebmortgages?? #ebmortgages #mortgage #mortgagetips #mortgageadvice #mortgageuk #mortgageprofessional #mortgageuk #firsttimebuyer

♬ original sound – Mike In Tech

Në trend Fun

Më shumë
Gjyshërit u kujdesën për nipin dhe ia prishën ritmin e gjumit

Gjyshërit u kujdesën për nipin dhe ia prishën ritmin e gjumit

Fun
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
Babai i bëri njerëzit të qeshin me mënyrën se si i “mbron” macet nga djali i tij

Babai i bëri njerëzit të qeshin me mënyrën se si i “mbron” macet nga djali i tij

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan

Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan

Interesante
Kalo në kategori