LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 860 kilogramë duhan në Shkup

Sekuestrohen 860 kilogramë duhan në Shkup

Janë sekuestruar 860 kilogramë duhan në tregjet dhe magazinat në një operacion të përbashkët të kryer dje në territorin e Shkupit nga Departamenti për hetime – Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë Doganore, Departamenti për polici kriminalistike pranë MPB-së dhe Inspektoratit të Tregut.

Drejtoria Doganore, sot kumtoi se kanë sekuestruar produktet që shiten në mënyrë të paligjshme dhe që janë mallra akcize.

“Në aksion u sekuestruan 860 kilogramë duhan, i cili u gjet në tregjet dhe magazinat të tjera. Kjo shmang detyrimet në vlerë prej 1.763.000 denarë. Kundër autorëve do të ngrihen akuza të përshtatshme”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.