Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Policia bën të ditur se po ashtu ka gjetur 14 bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, më 17.09.2021, rreth orës 17:55, pas një plani taktik, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 (katërmbëdhjetë) bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se policia ka identifikuar dy persona të dyshuar: A.D., (v.l. 1997, mashkull kosovar) dhe A.D., (v.l. 2000, mashkull kosovar).
Në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe me urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake duke vepruar në rrethana të ngutshme, në afërsi të lokacionit të bimëve është kryer kontrolli i shtëpisë së personave të lartshënuar.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dy paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje me dy karikatorë pa fishekë. Personat e lartshënuar janë arrestuar, janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.
Policia thekson se me me urdhër të prokurorit, bimët shkatërrohen në vendngjarje, kurse mostra të tyre merren për ekzaminim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City