Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve H.K., P.B., Sh.K., K.K., S.K., për shkak të kryerjes së veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se pesë të akuzuarit kishin marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligji, transmeton Telegrafi.
Në njoftim thuhet se, më datë 21 prill 2020, në orët e mbrëmjes, në Prizren, në katin e dytë të një lokali, 5 (pesë) të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga hetuesit Policor, të akuzuarit në katin e dytë kanë marrë pjesë në lojën bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar ti fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët Policor është arritur të sigurohen provat siç janë:
karta – letra (52 letra ngjyrë të kuqe; 96 letra ngjyrë të kuqe; dhe 54 pako me letra bixhozi të pahapura), me të cilat kanë luajtur të pandehurit; një pako metalike ngjyrë hiri me në të cilin gjendeshin figura të lojërave me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet poker; një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të akuzuarit kanë mbajtur evidencën e parave të fituara, respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre, janë bastisur para kesh: nga i akuzuari P.B., 2,611.35 euro, i akuzuari H.K., 3,190.00 euro, i akuzuari T.K., 450,00 euro, S.K., 245,70 euro, i akuzuari K.K. 108,00 euro dhe i akuzuari Sh.K., 827,00 euro, të cilat para janë përdorur për lojën e bixhozit.
– Kësodore në bashkë kryer kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:
– Të akuzuarin H.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 3,190.oo euro,.
– Të akuzuarin P.B., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 2,611.35 euro,.
– Të akuzuarin Sh.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 827.oo euro,.
– Të akuzuarin K.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 108.oo euro,.
– Të akuzuarin S.K., Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
– Gjykata krahas detyrës zyrtare i shqipton Dënim PLOTËSUES dhe atë konfiskimin e kartave – letrave, një pako metalike ngjyrë hiri, figura të lojërave të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të pandehurit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara – humbura gjatë lojës së bixhozit, dhe para në shumën prej 245,70.oo euro,. 23,400.oo Lek shqiptare, dhe 20.00 dollar amerikan.
Pas shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësit e të akuzuarve me pëlqimin e të akuzuarve, kanë propozuar që dënimi i shqiptuar me burgim ti zëvendësohet me Dënim me Gjobë.
Gjyqtari i rastit, në kuptim të neni 44 të Kodit Penal të Kosovës, ka aprovuar propozimin e mbrojtësve të të akuzuarve, që për secilin të akuzuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, të i ‘u zëvendësohet me dënim me gjobë, dhe atë:
– Për të akuzuarin H.K., shqiptohet dënim me GJOBË në shumën prej 5,000.oo euro,
– Për të akuzuarin P.B., shqiptohet dënim me GJOBË në shumën prej 5,000.oo euro,
– Për të akuzuarin Sh.K. shqiptohet dënim me GJOBË në shumën prej 3,000.oo euro,
– Për të akuzuarin K.K., shqiptohet dënim me GJOBË në shumën prej 3,000.oo euro,
– Për të akuzuarin S.K., shqiptohet dënim me GJOBË në shumën prej 5,000.oo euro,
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
“Paraprakisht me datë 21.05.2021, gjyqtari i rastit kishte marrë AKTVENIDM dhe ndaj të akuzuarit T.K., me qellim te efikasitetit dhe mos prolongimit te kësaj çështje penale, si dhe te përfundimit efikas te shqyrtimit gjyqësor, kishte veçuar procedura penale, pasi që i njëjti përkundër që kishte pranuar në mënyrë të rregullt ftesën për shqyrtim kryesor, mungesën e tij nuk e kishte arsyetuar”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit