Nëse në vitin 2019 një konsumator do të blinte 1 kg miell gruri, 1 litër vaj, 1 kg djathë si dhe 30 copë vezë, me një mesatare të çmimeve do t’i nevojiteshin 8 euro e 66 cent. Një vit më pas, në 2020, të njëjtëve për po të njëjtat produkte do t’i duheshin 8 euro e 94 cent, pra 0.28 cent më shumë.
E këto çmime vazhduan të rriten edhe më tej në vitin 2021.
Të dhënat e muajit gusht 2021, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se ka pasur rritje të inflacionit mujor dhe vjetor. Inflacioni mujor ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në gusht 2021, krahasuar me korrikun 2021. Por, norma vjetore e inflacionit e matur në gusht të 2021 krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.
Ndërkohë të gjithë artikujt që u cekën më lartë kanë pasur rritje të çmimit. Në gusht 2021, çmimi i bukës dhe drithërave u rrit me 1.9%, i djathit dhe i vezëve me 7.4%, e rritje shumë më të madhe patën vajrat dhe yndyrat ushqimore me 28.5%, krahasuar me çmimet që kishin në gusht të vitit 2020. Pra, as 8 Euro e 94 cent nuk do t’i mjaftojnë një konsumatori në Kosovë t’i blej këto 4 produkte të cilat i blinte edhe më lirë vite më parë.
Si qëndroi inflacioni ndër muaj gjatë vitit 2021?
Kur i analizojmë të dhënat e tetë muajve të kaluar të vitit 2021, sa i përket indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, e shohim se në pesë muaj ka pas rritje të inflacionit. Ndërsa, ishte muaji qershor i vetmi që nuk kishte ndryshim të inflacionit mujor, megjithatë inflacioni vjetor me qershorin e 2020 ishte 2.4%.
Por pse u ngritën çmimet?
Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë. Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.
Rritje të çmimeve të konsumit patën edhe shtetet e tjera nga të cilat vendi ynë importon sasi të lartë të produkteve të ndryshme. E meqë Kosova ka bilanc negativ, pra importon më shumë sesa eksporton, kushtimisht i bie se edhe inflacionin e kemi të importuar.
Rritja e inflacioni gjithandej globit, sipas Forbes, vjen si rezultat i hapjes së ekonomisë pas futjes në kontroll të pandemisë – e cila çoi në rritje të kërkesës nga konsumatorët, plus kufizimet e zinxhirit të furnizimit. Kjo shpjegohet me atë se shumë kompani përballen me vështirësi në gjetjen e lëndës së parë si dhe fuqisë punëtore për të prodhuar produktet e tyre. Gjithë kjo e shoqëruar me rritjen e kërkesës së konsumatorit, përbënë katalizatorët kryesorë të rritjes së inflacionit.
Në vitin 2020, norma e inflacionit në të gjithë botën arriti në afërsisht 3.2 për qind në krahasim me vitin paraprak. Inflacioni shpesh përcaktohet si një rritje e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë, pritjet e ekonomistëve janë që inflacioni në 2021 të zbutet pasi të lehtësohen pengesat kyçe, por prapë do të jetë më i lartë se mesatarja e viteve 2016-19, para pandemisë. Me pak fjalë, inflacioni më i lartë ka të ngjarë të qëndrojë me ne edhe për një kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze